Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Realizohen 369 urdhëresa të gjykatës

Vushtrri, 10 mars 2014

Një planifikim i mirëfilltë në përmbushjen e objektivave policore në qasje aktive në fushën e zbatimit të urdhëresave të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, dega në Vushtrri, për një rezultat të mirë dëshmojnë të dhënat e realizuara nga njësitë policore në Vushtrri. Vetëm në periudhën kohore nga 1 janari deri me 7 mars 2014, në zonën e përgjegjësisë së Vushtrrisë policia ka realizuar 369 urdhëresa ekzekutive të pranuara nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Vushtrri, realizimi i 369 urdhëresave ka rezultuar njëkohësisht me arrestimin e 369 personave të dënuar nga gjykata për vepra të ndryshme kundërvajtëse dhe penale.
Nga ky numër i urdhëresave të realizuara, gjegjësisht të ekzekutuara, ka rezultuar që 342 persona të dënuar për kundërvajtje të kryejnë obligimet e tyre me pagesë, e më pas të lirohen, gjersa 27 tjerë të dënuar për vepra penale janë dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia do të vazhdojë së realizuari të gjitha obligimet që dalin në fushën e zbatimit të ligjit, ndërsa bashkëpunimi me gjykatat do të jetë në përputhje me autorizimet dhe ndarjen e përgjegjësive.
Njëherësh apelojmë tek qytetaret të cilët kanë pranuar vendime ekzekutive nga gjykatat kompetente që në afat sa më të shkurtër ligjor të kryejnë obligimet e tyre.
 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje