Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vazhduar me aktivitetet e saja sipas planit për të realizuar urdhëresat e Gjykatës Themelore.
Në kuadër të këtij aktiviteti gjatë javës që shkoi, nga data 18-24 prill 2022 janë realizuar 39 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.
Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.