Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Realizimi i aktiviteteve sipas planit ROADPOL për muajin Prill 2023 – “Kontrolli i Shpejtësisë”

Në kuadër të javës të aktiviteteve operacionale sipas planit ROADPOL 2023 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), që është realizuar nga data 17 deri 23 prill 2023, policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe në parandalimin e aksidenteve, ku në fokus ka pasur kontrollin e shpejtësisë, me ç’rast nga njësitë e trafikut të angazhuara në këtë plan janë realizuar 1,046 pika të kontrollit të automjeteve, janë kontrolluar 6,027 automjete ku për parregullsitë e identifikuara janë shqiptuar 3,614 gjoba.
Në kuadër të kësaj jave ka qenë edhe matja e shpejtësisë më të madhe, ku në zonën e kufizimit të shpejtësisë 130 km/h është identifikuar automjeti duke zhvilluar shpejtësi prej 207 km/h.
#Roadpol – European Roads Policing Network
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje