Realizimi i Aktiviteteve Operacionale sipas planit ROADPOL për muajin Nëntor 2023 – Kontrolli i mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve “Kamion & Autobusë”
Në kuadër të javës së aktiviteteve sipas planit ROADPOL 2023 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), që është realizuar nga data 06 deri 12 Nëntor 2023, policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve, ku në fokus ka pasur kontrollin e mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve “Kamion & Autobusë”, me ç’rast nga njësitë e trafikut të angazhuara në këtë plan janë realizuar 1,447 pika të kontrollit të mjeteve ku janë kontrolluar 4,460 mjete të transportit të mallrave dhe udhëtarëve “kamion dhe autobusë” ku për parregullsitë e identifikuara janë shqiptuar 891 gjoba për kundërvajtje të ndryshme.