Skenderaj, 13 shkurt 2021
Sot rreth orës 07:00, policia në Skenderaj ka pranuar një thirrje emergjente, ku anëtarët e një familje ne fshatin Klinë e Epërme ishin të rrezikuar dhe bllokuar si pasojë e agresivitetit dhe sulmit nga një qen i tërbuar që kishte hyrë në oborrin e tyre, ku një nga anëtarët e familjes kishte pësuar lëndime nga kafshimi i qenit.
Mbi bazën e informacionit është reaguar me urgjencë nga njësia policore, me t’arritur në vendin e ngjarjes nga oborri i shtëpisë qeni i tërbuar ka sulmuar dhe rrezikuar edhe zyrtaret policorë. Në rrethana të një situate të tillë, me qëllim të parandalimit dhe evitimit të rrezikut nga qeni, zyrtarët policorë në mënyrë të kontrolluar janë detyruar të bëjnë zbrazje të armës në drejtim të neutralizimit të agresivitetit të qenit .
Pas veprimeve të ndërmarra janë krijuar rrethana për t’i ofruar tretman mjekësor personit të lënduar nga kafshimi i qenit të tërbuar.