Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Reagim ndaj shkrimit të publikuar në portalin “KosovaPress” me titull “Policia e Kosovës pret ‘haber’ nga Kraleva për uniformat”

Prishtinë, 11 dhjetor 2015,
Policia e Kosovës (PK) me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik lidhur me shkrimin e publikuar sot, fillimisht në portalin “KosovaPress” e më pastaj edhe në disa portale tjera, me titull “Policia e Kosovës pret ‘haber’ nga Kraleva për uniformat” reagon ndaj këtyre shkrimeve dhe njëherit sqaron se;
Policia e Kosovës është në realizim të projektit për furnizim me uniforma të reja, të cilat sipas dizajnit dhe kualitetit i përkasin standardeve më të larta evropiane.

Furnizimi dhe shfrytëzimi i uniformave të reja ka arritur të realizohet sipas planifikimeve të parapara, dhe deri më tani janë furnizuar disa rajone duke përfshirë DRP-Prishtinën, DRP-Ferizajn etj, por ende jo edhe DRP- Mitrovicën-Jugu, e as DRP-Mitrovicën-Veri siç potencohet në shkrimet e publikuara.

Uniforma e re e Policisë së Kosovës nuk është refuzuar nga asnjë Drejtori, Stacion apo zyrtar policor dhe e njëjta bartet nga të gjithë zyrtarët policor të cilët janë pajisur me uniformë të re deri më tani.

Të gjithë zyrtarët policor që bartin uniformën e re tash e disa muaj lëvizin dhe veprojnë në të gjithë territorin e vendit, duke përfshirë edhe veriun e vendit.

Policia e Kosovës në punën e saj mbështetet në parimet si: paanshmëria, profesionalizimit dhe  neutraliteti, prandaj një shkrim i tillë nuk qëndron dhe më tepër ka për qëllim krijimin e opinioneve apo imazhit të ndryshëm nga ai që realisht e karakterizon Policinë e Kosovës,  për më tepër është tendencë për të dezinformuar opinionin e gjere me shkrime të tilla të pavërteta. 
       
Andaj, bazuar në gjendjen faktike konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt, se nuk ka ndodhur asnjë refuzim i pranimit dhe bartjes së uniformës së re të  Policisë së Kosovës.

Me respekt,
Zyra për Informim e PK-së
DPP-Prishtinë
 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje