Prishtinë 7 janar 2016
Policia e Kosovës (PK) me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik lidhur me shkrimin e publikuar sot, fillimisht në portalin “Gazetaexpress” e më pastaj edhe në disa portale tjera, me titull “Pse Policia fshehu vetëvrasjen e polices-motrës se një këngëtari te famshëm”, reagon ndaj këtyre shkrimeve dhe njëherit sqaron se;
Policia e Kosovës lidhur me rastin ne fjalë të cilësuar si “Vdekje e Dyshimtë”, i ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore për hetimin e këtij rasti, duke përfshirë edhe dërgimin e trupit të pajetë ne institutin e mjekësisë ligjore për autopsi, veprim ky i cili është bërë me vendim të prokurorit kompetent.
Policia e Kosovës edhe ne ketë rast të zyrtares së PK-se sikurse edhe ne të gjitha rastet e natyrës së njëjtë, nuk e publikon identitetin e viktimës, pasi që duhet të respektohen procedurat ligjore ne të gjitha rastet njësoj pa dallime.
Ndërsa sa i përket shkrimit tendencioz se Policia e Kosovës ka fshehur rastin, kjo nuk qëndron dhe nuk është e vërtetë, pasi që ky rast është publikuar për media sot (01.07.2016) rreth orës 11:15 min përmes raportit 24 orësh te PK-se, i cili publikohet ne baza ditore. (shih rastin e publikuar ne vijim);
_________________________________________________________________________________________________
RAJONI I PRISHTINËS
INCIDENTET KRIMINALE
VDEKJE E DYSHIMTË
Prishtinë 06.01.2016-15:50. Raportohet se një shtëpi është gjetur pa shenja jete viktima femre K/Shqiptare. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi.
_________________________________________________________________________________________________
Policia e Kosovës në punën e saj mbështetet në parimet si: paanshmëria, profesionalizimit dhe neutraliteti, prandaj një shkrim i tillë nuk qëndron dhe më tepër ka për qëllim krijimin e opinioneve apo imazhit të ndryshëm nga ai që realisht e karakterizon Policinë e Kosovës, për më tepër është tendencë për të dezinformuar opinionin e gjere me shkrime të tilla të pavërteta.
Andaj, bazuar në gjendjen faktike të raporteve dhe publikimeve konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt, se nuk ka ndodhur asnjë fshehje e rastit dhe i njëjti është publikuar sikurse edhe rastet tjera.
Me respekt,
Zyra per informim e PK-se