Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Rasti : Person i zhdukur

Klinë , 14.05.2014
Njësiti i Hetimeve pran Stacioni policor Klinë, me datë 13.05.2014 rreth orës 09 :00 është njoftuar nga familjar se Gani Fetah Gashi lindur me 10.04.1952 nga fshati Zabergjë komuna Klinë, është larguar nga shtëpia me 12.05.2014 nga ora 13:30 dhe më nuk është kthyer. Njësite hetimore përkatëse në nivel të këtij stacioni janë angazhuar menjëherë dhe bazuar në disa informata ky person për here të fundit është vrejtur në Klinë rreth ores 14:00.Ganiu është i gjatë rreth 1.65 cm me peshë 85 kg, mbanë syze dioptrie, ka pasur të veshur një xhup ngjyrë kafe të çeltë, pantallona ngjyrë kafe dhe këpucë te zeza.Kërkojmë nga qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, nëse kanë vrejtur të njëjtin, të informojnë në stacionin më të afërm policor në telefonin kujdestar 192 ,apo stacionin policor Klinë në nr. tel 039/471 199 dhe 039/471-667.Faleminderit për bashkëpunimin Tuaj.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje