Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj gjatë javës që shkoi, nga data 06-12/05/ 2024 janë raportuar 3 raste të dhunës në familje, prej tyre 1 rast është raportuar në Ferizaj, 1 rast në Shtime dhe 1 rast në Kaçanik.
Ndërsa me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj 1 person pasi është intërvistuar nga policët hetues të dhunës në familje është ndaluar në mbajtje, ndërsa 2 persona tjerë janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.
Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë të stacioneve dhe hetues rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje.
Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.