Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Rastet e dhunës në familje në rajonin e Ferizajt

Në Policinë Rajonale të Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 18-24/09/2023 janë raportuar 9 raste të dhunës në familje, prej tyre 7 raste në Ferizaj, 1 rast në Kaçanik dhe 1 rast në Shtime.
Me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, 4 persona të dyshuar për dhunë në familje janë ndaluar në mbajtje, ndërsa 5 persona tjerë janë liruar për procedurë të rregullt hetimore.
Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë dhe hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje.
Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje