Në Policinë Rajonale të Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 31/07- 06/08/2023 janë raportuar 3 raste të dhunës në familje, prej tyre : 1 rast në Ferizaj , 1 rast në Kaçanik dhe 1 rast në Shtime.
Me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj personat e dyshuar për dhunë në familje janë liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore.
Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë dhe hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje.
Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.