Në Policinë Rajonale të Ferizajt gjatë javës që shkoj, nga data 08-14/05/2023 janë raportuar 7 raste të dhunës në familje, prej tyre 5 raste janë raportuar në Ferizaj dhe 2 raste në Shtime.
Me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, 4 persona janë ndaluar në mbajtje për 48 orë , ndërsa 3 persona tjerë janë liruar për procedurë të rregullt hetimore.
Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë të stacioneve dhe hetues rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje.
Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.