Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj gjatë javës që shkoj, nga data 01-07/05/2023 janë raportuar 4 raste të dhunës në familje, prej tyre 3 raste janë raportuar në Ferizaj dhe 1 rast në Shtime.
Me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, 2 persona janë liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa 2 persona tjerë janë në kërkim policor.
Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë të stacioneve dhe hetues rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje.
Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.