Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Raporton rrejshëm vrasjen në tentativë, hetimet nxjerrin dyshimet për vetëplagosje aksidentale

Prishtinë, 18 mars 2022 – Mbrëmë rreth orës 20:30, është pranuar informata për një person të plagosur në lagjen e Xhamisë në Drenas, i cili po merrte trajtimin mjekësor në QKUK Prishtinë.
Menjëherë pas informatës policia kishte filluar një hetim lidhur me rastin me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes.
Që në fazën e hetimit preliminar, hetuesit policor kishin ngritur dyshimet lidhur me versionin e paraqitur, andaj kishin zgjeruar rrethin e veprimeve hetimore të cilat sot rezultuan me zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Kësisoj policia ka ngritur versionin e hetimit se;
A. B, mashkull, 48 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,​
në lokalin e tij, me armë zjarri, aksidentalisht kishte plagosur vetveten në këmbën e djathtë. Më pas po i njëjti i ndihmuar edhe nga dy persona të tjerë, ka paraqitur rrethana të rrejshme lidhur me ngjarjen.
Pjesë e veprimeve për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes ka qenë edhe gjetja dhe sekuestrimi i armës që dyshohet të jetë arma e shkrepur në rast;
​Revole e tipit ZORAKI, kalibri 7.65mm, si dhe,
​Pesë copë fishek.
Pas nxjerrjes në pah të rrethanave të reja të ngjarjes, në koordinim me prokurorin e shtetit është ri cilësuar rasti nga “Vrasje në Tentativë” në “Mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje