Prishtinë, më 9 nëntor 2024
Në takimin e djeshëm (08.11.2024) të drejtorit të përgjithshëm të PK-së kolonel Gazmend Hoxha me drejtorët e departamenteve, drejtorët e drejtorive rajonale dhe komandantët e stacioneve policore, nga drejtori i Departamentit të Rendit Publik, është bërë prezantimi i ‘Raporti nëntëmujor janar-shtator 2024’ të këtij departamenti dhe janë pasqyruar të dhëna statistikore krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Me qëllim të informimit të opinionit publik, në vijim paraqesim statistikat në fushën e rendit, sigurisë publike për këtë periudhë kohore:
• Numri i përgjithshëm i rasteve gjatë këtij nëntëmujori (janar-shtator 2024), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka shënuar ulje nga 36263 raste, në 35818 raste, ose shprehur në përqindje ka ulje për -1.23%.
• Po ashtu numri i veprave penale ka shënuar ulje nga: 20417 në 20311, në përqindje ulje për -0,52%.
• Disa statistika rreth veprave penale që trajtohen nga ky departament:
– Vrasjet nga 25 raste në 14 raste, rënie -44%,
– Lëndim i rëndë trupor, nga 167, në 163, rënie për -2.4%,
– Lëndim i lehtë trupor, nga 2011, në 1996, rënie për -0.75%,
-Vjedhjet kanë shënuar rënie nga 3134, në 2825, rënie për -9.9%,
– Vjedhjet e rënda kanë shënuar rënie nga 2082, në 1592, rënie për -23.5%,
– Grabitjet kanë shënuar rënie nga 65, në 57, rënie për -12.3%,
– Dhuna në familje, nga 1897, në 1981, rritje për 4.4%.
• Është shënuar ngritje në shkallën e zbulimit të përgjithshme të rasteve për 1.18 %.
• Gjatë kësaj periudhe kohore, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i urdhëresave të gjykatave të realizuar është rritur për 14.8%, ose nga 14170, në 16263.
Statistikat sa i përket sigurisë në trafikun rrugor, statistikat janë si më poshtë:
• Numri i aksidenteve në përgjithësi ka shënuar rënie nga 17424, në 17005, rënie për -2.4%,
• Numri i aksidenteve me dëme materiale, ka shënuar rënie nga 10889, në 10795, rënie për -0.86%,
• Numri i aksidenteve me lëndime, ka shënuar rënie nga 6459, në 6145, rënie për -4.86%,
• Numri i aksidenteve me fatalitet, ka shënuar rënie nga 76, në 65, rënie për -14.5%,
• Numri i gjobave në trafik ka shënuar rritje nga 480310, në 583014, rritje për 21.4%.
Gjatë kësaj periudhe kohore:
• Numri i armëve të konfiskuar është rritur nga 939, në 1186, ose 26.3 %,
• Numri të personave të arrestuar është rritur për 5.3 %,
• Numri të personave të ndaluar në Qendrat e ndalimit është rritur për 15.3 %.
Policia e Kosovës edhe me këtë rast të prezantimit të këtyre të dhënave nga Departamenti i Rendit Publik, çmon lartë bashkëpunimin me qytetarët dhe falënderon ata për mbështetjen e vazhdueshme në drejtim të rritjes së sigurisë publike dhe arrestimin e personave të kërkuar për vepra të ndryshme penale.