Me datën 07.05.2021 rreth orës 22:00, një qytetare e Ferizajt (F/SH/K), F.R 34 vjeçe, në afërsi të shkollës fillore, e mesme e ulët ‘’Gjon Serreqi’’ në Ferizaj, ka gjetur një portofol me para dhe një dokumente të humbura. Portofoli i përkiste një (F/SH/K), E.G 28 vjeçe.
Ajo menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor të Ferizajt.
Pas procedurave të verifikimit të pronares, në prani të policisë, pronares i kthehen paratë ( 213 euro, letërnjoftimi i RKS-së dhe një dokument tjetër) ,
Me këtë rast, drejtoria rajonale e policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetaren F.R, për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë.