Më datë 21.08.2024, në Stacionin Policor të Pejës, një qytetare me inicialet F.H. dorëzoi një kuletë të cilën e kishte gjetur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë. Brenda kuletës ndodheshin të holla dhe dokumente personale:
Dyqind e tetëdhjetë (280) Euro
Pesëqind (500) franga zvicerane
Dokumente personale
Të gjitha sendet e lartcekura i janë kthyer pronarit të tyre.
Policia e Kosovës falënderon qytetaren për veprimin e saj shembullor dhe për nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare që ka treguar.