Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Qytetari nga Ferizaj dorëzon portofolin e gjetur

Me datën 02.10.2021 rreth orës 15:00 një qyetatar nga Ferizaj Imer Zekolli, i moshës 65 vjecar, pensionist , në rrugën “Gjon Serreqi “në Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura.
Portofoli i përkiste Lirie Beqirit, e moshës 56 vjeçare nga Ferizaj me profesion fizioterapeute.
Ai menjëherë portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj.
Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronares Lirie Beqirit i kthehen paratë 182.50 € dhe dokumentet e sajë.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetarin Imer Zekolli për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë .
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje