Me datën 08.08.2024 rreth orës 22:30, një qytetar nga Ferizaj B.Gashi 16 vjeçar ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura në Ferizaj dhe ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.
Në ndërkohë është paraqitur edhe pronari i portofolit të humbur F.B, për ta lajmëruar rastin .
Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë 625 euro dhe dokumentet tjera.
Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin B. Gashi për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit në stacionin e policisë .