Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Qytetari i ndërgjegjshëm e kthen portofolin e gjetur në stacionin Policor në Viti

Gjilan, 12 Qershor 2023
Më datë 11.06.2023, rreth orës 12:25nё Stacionin Policor nё Viti,
ka ardhur qytetari i cili deklaron se kishte gjet një portofol me dokumente personale dhe para të gatëshme në shumë prej treqind e njëzet e një (321) euro dhe një frang Zvicerane.
Policia e Kosovës në Viti përmes rrugëve operative e ka gjet personin të citit i kishte humbur portofoli, dhe të njëjtit i kthehet sё bashku me dokumente dhe paratë qё i kishte nё të.
Me këtë rast Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin e ndershëm dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.
Apelojmë tek qytetarët, qё shembuj tё tillë tё bashkëpunimit me Policinë e Kosovës tё vazhdojnë edhe nё tё ardhmen.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje