Më datë 08.06.2023, rreth orës 19:30, nё Stacionin Policor nё Pejё,
ka ardhur qytetari i cili deklaron se sot gjatё ditёs i kishte humur kuleta me dokumente personale dhe para nё shumen prej gjashtëqind (600) euro.
Deri sa ishte duke raportuar rastin nё Stacionin Policor nё Pejё, ёshtё paraqitur qytetari i cili e ka gjetur kuletёn nё rrugё, dhe tё njëjtën e ka sjellur nё Polici.
Kuleta sё bashku me dokumente dhe paratë qё i kishte nё kuletë iu janë kthyer qytetarit (vikimёs).
Me këtë rast Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.
Apelojmë tek qytetarët, qё shembuj tё tillë tё bashkëpunimit me Policinë e Kosovës tё vazhdojnë edhe nё tё ardhmen.