Policia e Kosovës në mbështetje nga OSBE-së, misioni në Kosovë, sot ka bërë vlerësimin e zbatimit të Strategjisë së Integruar e Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi
Strategjia në fjalë ka objektiva strategjike, nën objektiva dhe aktivitete, po ashtu ka një Plan Veprimi ku parashihen instancat që përfshihen në zbatim të objektivave specifike.
Nga raportuesit, u theksua se shumica e objektivave dhe aktiviteteve të strategjisë janë zbatuar , disa aktivitet që parashihen aktivitete të vazhdueshme do të jenë në zbatim edhe në vitin tjetër, kurse disa nga aktivitetet që nuk kërkohet vazhdimësi, janë përmbyllur.
Strategjia e Integruar e Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi është një dokument i cili pasqyron situatën aktuale, mekanizmin institucional, sfidat e sigurisë, parimet themelore të Policisë së Kosovës, objektivat strategjike si dhe dinamikën e zbatimit të planit të veprimit.
Koncepti i integruar i Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi nënkupton rolin, rëndësinë dhe kontributin e bashkësisë dhe partnerëve që së bashku me Policinë të ofrojë siguri të qëndrueshme si dhe orientimin e resurseve, veprimeve operative, bazuar në prioritetet të cilat burojnë nga vlerësimet strategjike dhe operative të inteligjencës.