Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Protesta në sheshin Skënderbeu në Prishtinë

Prishtinë, 10 gusht 2015 – Sot në ora 12:00, në sheshin Skënderbeu, në Prishtinë ka filluar të mbahet protesta e organizatave të dala nga lufta.

Me qëllim të monitorimit sa më të mirë të situatës, policia përgjatë gjithë kohës ka qenë prezent në lokacionin e sipërshënuar dhe njëkohësisht ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme konform autorizimeve policore.

Protestuesit numri i përafërt i të cilëve konsiderohet të ketë qenë rreth 40, kanë protestuar të qetë dhe rreth orës 13:00 janë shpërndarë.

Nuk është raportuar për ndonjë incident.

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje