Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Protestë në rrugën “Gjorgj Bush” në Prishtinë

Prishtinë, 06 shkurt 2014 – Sot rreth orës 12:00 në rrugën “Gjorgj Bush”, në Prishtinë ka filluar të mbahet një protestë e paparalajmëruar. Në protestë kanë marrë pjesë rreth 400 persona, të cilët me këtë rast kanë bllokuar hyrjen e ndërtesës së Rektoratit të Universitetit të Prishtinës dhe vazhdimisht kanë tentuar që të futen edhe brenda objektit.Policia ka monitoruar rrjedhën e saj, ku nga ana e protestuesve janë shfaqur vazhdimisht shenja të agresivitetit dhe dhunës të cilët përveç veprimeve të ulëta të kontaktit fizik me pjesëtarë të policisë, (duke tërhequr pjesëtarët e policisë), të njëjtit gjithashtu kanë hedhur gjësende të forta në drejtim të policisë si dhe kanë shkruar mbishkrime në një automjet të policisë. Si pasoj e këtyre veprimeve të dhunshme nga ana e protestuesve, pesë zyrtarë policor dhe një pjesëtar i sigurimit të Rektoratit të UP-së, kanë pësuar lëndime trupore, ky i fundit lëndimet i ka të shkaktuara nga një mjet i fortë (guri) në pjesën e pasme të kokës.Për të ndaluar këto veprimeve të dhunshme, policia ka përdorur pajisjen zyrtare sprej, me ç ‘rast irritim nga spreji kanë pësuar disa protestues. Protesta ka përfunduar në ora 16:15. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje