Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Protestë në rrugën “Gjorgj Bush” në Prishtinë

Prishtinë, 29 janar 2014 – Sot në rrugën “Gjorgj Bush”, në Prishtinë që nga ora 08:00 e mëngjesit, ka filluar të mbahet një protestë e paparalajmëruar. Në protestë po marrin pjesë një grup studentësh, rreth 30 persona, të cilët kanë bllokuar hyrjen e ndërtesës së Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.Policia është prezentë në lokacionin e sipërshënuar dhe po bënë monitorimin e rrjedhës së protestës. Deri në këto momente nuk është raportuar për ndonjë incident. Vlen të theksohet se trafiku në rrugën “Gjorgj Bush” në Prishtinë, po zhvillohet normalisht.  

Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje