Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Protestë e mbajtur në rrugën “Gjorgj Bush” në Prishtinë

Prishtinë, 04 dhjetor 2014 – Sot në ora 12:00 ashtu siç ka qenë e paralajmëruar në rrugën “Gjorgj Bush”, në Prishtinë ka filluar të mbahet protesta e organizatave të dala nga lufta me ç ‘rast është bllokuar hyrja në ndërtesën së Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.Me qëllim të monitorimit sa më të mirë të situatës, policia përgjatë gjithë kohës ka qenë prezent në lokacionin e sipërshënuar dhe njëkohësisht ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme konform autorizimeve policore, duke kufizuar përkohësisht edhe lëvizjen e automjeteve në atë rrugë.Përderisa policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të mbajtur nën kontroll situatën si dhe për të kontrolluar sjelljet agresive të disa protestuesve, tre oficer policor kanë marrë lëndime dhe të njëjtëve u është ofruar trajtimi i duhur mjekësor.Numri i përafërt i protestuesve konsiderohet të jetë rreth 500, ndërkohë që protesta është ende duke vazhduar.Policia e Kosovës edhe njëherë u bën thirrje të gjithë protestuesve që të kursehen nga veprime të cilat janë në kundërshtim me normat e protestës si dhe të shmangin veprimet e dhunshme përderisa siguron të gjithë qytetarët që me përkushtim do të kryej të gjitha detyrat e saja me qëllim të garantimit të rendit dhe sigurisë, si dhe cilësisë së jetës për të gjithë.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje