Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Projekti ‘Të festojmë së bashku’

Policia Rajonale e Ferizajt, sot realizoi projektin ‘’Të festojmë së bashku’’ që u mbajt tek sheshi ‘’ Adem Jashari ‘’ në Ferizaj.
Policia, me rastin e festave të fund vitit në prani të mediave lokale u shpërndau dhurata fëmijëve të vegjël që i takoi në sheshin e qytetit.
Fëmijët patën rastin së afërmi të bashkëbisedojnë me pjesëtarët e policisë, të pranojnë urime dhe dhurata nga policët.
Ky aktivitet kishte për qëllim të rritë besimin e fëmijëve dhe prindërve të tyre për institucionet e tyre të sigurisë, Policinë e Kosovës.
Policia Rajonale e Ferizajt uron të gjithë fëmijët për festat e fund vitit, që ata të rriten me shëndet, të lumtur dhe të gëzuar përherë !
Statstikat e përgjithshme: 2024-10-07
1
Aksidentet Fatale
12
Aksidentet Me te Lenduar
19
Aksidentet Pa te Lenduar
1739
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
16
Arrestime
10
Ne Mbajtje