Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Projekti ‘Sot unë polic i Kosovës’

Ferizaj, 30/08/ 2024
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim, realizoi sot në Ferizaj projektin “Sot unë polic i Kosovës”. Projekti kishte për qëllim përafrimin e fëmijëve me zyrtarët policorë dhe zhvillimin e ndjeshmërisë ndaj sigurisë publike dhe rregullave të komunikacionit rrugor.
Gjatë realizimit të këtij projekti, disa fëmijë të veshur me uniformë policore patën përshtypjen si të ishin zyrtarë të vërtetë policorë, duke komunikuar me qytetarë, shoferë dhe udhëtarë të rastit.
Ata bashkë me policë morën pjesë në ndalje dhe kontroll të automjete dhe shpërndanë fletushka vetëdijësuese rreth dukurive negative, si dhe materiale për ngjyrosje për fëmijë, të mbushura me animacione edukative.
Gjithashtu fëmijët patën rastin të vizitojnë stacionin e policisë në Ferizaj dhe komunën e Ferizajt, konkretisht Drejtorinë e Arsimit.
Ky aktivitet u mirëprit me shumë entuziazëm, si nga fëmijët , e poashtu edhe nga qytetarët, duke kontribuar në ngritjen e vetëdijes publike për sigurinë në komunikacionin rrugor dhe për rolin e rëndësishëm që luan Policia e Kosovës në mbrojtjen e qytetarëve në përgjithësi.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje