Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Projekti “Së bashku kundër bullizmit në shkolla”

Bazuar në projektin “Së bashku kundër bullizmit në shkolla”, në koordinim me DKA-në Dragash, policia në Dragash ka mbajtur ligjëratë me nxënësit e shkollës fillore ,,Fetah Sylejmani” në Dragash, duke ligjëruar temën e bullizmit si dukuri që fëmijët të pajisen me më shumë njohuri sa i përket sjelljeve jo shoqërore të shfaqura nga të miturit, dukurive negative të cilat janë prezente tek të miturit dhe mundësinë e parandalimit të tyre. Njëkohësisht janë përmendur edhe format dhe llojet e bullizmit si dhe masat për parandalimin e kësaj dukurie.
Me ligjërata të tilla do të vazhdohet edhe me tutje në shkollat tjera.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje