Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Projekti “Përmes komunikimit në shërbim dhe mbrojtje të qytetarëve” – Projekat “Kroz komunikaciju u službi i zaštiti građana”

Projekti “Përmes komunikimit në shërbim dhe mbrojtje të qytetarëve”
Mitrovicë Veri , 13 nëntor 2024
Në sheshin “Car Llazar” zyrtarë policorë të komunitetit nga Stacioni Policor Mitrovicë Veri, së bashku me zyrtarë nga Divizioni i Policisë në Bashkësi dhe Parandalim nga DPP-Prishtinë, kanë realizuar projektin “Përmes komunikimit në shërbim dhe mbrojtje të qytetarëve”, ku nga zyrtarët policorë dhe anëtarët e KLSP-ve janë shpërndarë fletushka ndërgjegjësuese tek qytetarët, duke promovuar bashkëpunimin polici-qytetar në zgjidhjen e problemeve, si dhe bashkëpunimin, me qëllim të parandalimit të krimit.
Gjatë realizimit të projektit qytetarët kanë pranuar fletushkat ndërgjegjësuese si dhe janë shprehur të kënaqur me punën e Policisë.
Policia falënderon qytetarët që i janë përgjigjur projektit dhe i siguron se në vazhdimësi do të jetë afër dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve në veri të vendit si dhe do të zbatojë ligjin pa përjashtim.
Projekat “Kroz komunikaciju u službi i zaštiti građana”
Mitrovica Sever, 13 Novembar 2024
Na trgu “Car Lazar” policijski službenik za zajednicu iz Policijske Stanice Mitrovica Sever, zajedno sa službenicima iz policijske Divizije Policija u Zajednici i Prevenciji iz GDP-Prištine, realizovali su projekat “Preko komunikacije u službi i zaštiti građana”, gde su policijski službenici i pripadnici LKJB-a podelili letke građanima za podizanje svesti promovišući saradnju policije i građana u rešavanju problema, kao i saradnju u cilju sprečavanja kriminala.
Tokom realizacije projekta građani su prihvatili informativne letke i izrazili zadovoljstvo radom policije.
Policija zahvaljuje građanima koji su se odazvali projektu a istovremeno obezbeđuje da će biti na usluzi svim građanima na severu zemlje sprovodeci zakon bez izuzetaka.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje