Në kuadër të parandalimit të dhunës në familje, sot bashkë më nxënës të shkollës ShMU” Hysen Rexhepi” në Prizren, policia rajonale në Prizren dhe njësia e komunitetit, në bashkëpunim dhe parandalim të dhunës kemi realizuar një aktivitet duke shpërndare fletushka me informacione për dhunën në familje, duke i informuar qytetarët me pasojat se si ndikon ajo te fëmijët, ndikimi i saj fizik dhe emocional, kujt mund ti drejtohet viktimat e dhunës në familje dhe çka mund të bëjë policia për qytetarët.
Ky projekt u mirëprit nga qytetarët dhe shoqëria dhe shumica nga ata kanë shfaqur interesim të informohen me shumë për rastet e dhunën në familje dhe parandalimin e saj.
Me aktivitetet të tilla planifikohet të vazhdohet edhe më tutje, në mënyrë që te minimizohen rastet e dhunës në familje dhe të rritet vetëdijesimi për ti raportuar këto raste.