Drejtoria rajonale e Policisë ne Prizren, njësitet e sektorit dhe ai i Komunitetit të stacioneve policore Prizren dhe Suharekë, e ne zbatim te Strategjisë se Udhëhequr nga Inteligjenca dhe Policimi ne Bashkësi, e bazuar në aktivitetet e parapara nga projekti për “Masat e sigurisë ndaj keqpërdorimit të Internetit” të hartuar nga Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Parandalim- DPP/Prishtinë, ka realizuar aktivitetet e planifikuara, në koordinim me DKA-të Prizren dhe Suharekë, policia ka mbajtur ligjërata me temën: ,,Masat e sigurisë ndaj keqpërdorimit të Internetit”, me nxënës të shkollave fillore ne Prizren: ,SHFMU “Emin Duraku”,SHFMU “Hysen Rexhepi ” ,SHFMU “Fadil Hisari”,SHFMU “Mustafa Bakijai”,SHFMU “Ekrem Rexha” dhe SH.F.M.U ” Motrat Qiriazi “. Ndërsa ne Suharekë ne shkollat fillore: SHFMU “Destan Bajraktari”, SHFMU “7 Marsi ”, SHFMU “Shkëndija “, SHFMU “Flamuri i Arberit” Fshatin Reshtan dhe SH.F.M.U ” Kongresi i Manastirit ” fshati Studenqan te Suharekës, duke ligjëruar temën e keqpërdorimin e internetit si dukuri që fëmijët të pajisen më shumë njohuri sa i përket sjelljeve jo shoqërore të shfaqura nga të miturit, dukurive negative të cilat janë prezentë tek të miturit dhe mundësinë e parandalimit të tyre.
Njëkohësisht janë përmendur edhe format dhe llojet e keqpërdorimit si dhe masat për parandalimin e kësaj dukurie qe është prezentë ne shoqërinë tonë.
Me ligjërata të tilla do të vazhdohet edhe me tutje në shkollat tjera ne rajonin e Prizrenit.