Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Projekti : I thuaj Jo substancave narkotike

Pejë , 14.05.2014
Policia e Kosovës, përkatësishtë koordinatori rajonal për projekte dhe preventivë pran DRP Pejë në patneritet me Institutin e shëndetit publik në Pejë , kanë implementuar projektin ‘I thuaj Jo substancave narkotike’ në 11 (njëmbëdhjetë)shkolla fillore në regjionin e Pejës gjatë periudhës kohore nga data 22.04.2014 deri më datë 11.05.2014.Projekti është realizuar në shkollat e përzgjedhura nga Drejtoritë komunale të arsimit , ku janë përfshirë 51 paralele me nxënës të klasëve të VIII-ta nga këto , një paralele nxënësish që vijojnë mësimin në gjuhën boshnjake. Ligjerimin e kanë përcjellur 1358 nxënës.Ky projekt është vlerësuar dhe mirëpritur nga nxënësit, mësimëdhënësit, drejtor shkollash dhe drjetorët e drejtorive komunale të arsimit, të cilët kanë kërkuar që projekte të tilla të ketë edhe në të ardhmën.Gjatë implementimit të ketij projekti kontribut të jashtëzakonshëm kanë dhënë ligjeruesit profesionist nga Instituti i shëndetit publik Pejë.Po ashtu edhe mediat ishin prezente gjatë implementimit të ketij projekti, të cilët njoftuan opinionin për realizimin e projektit.Sot,më datë 14.05.2014 Drejtori Rajonal i Policisë Kosovës për rajonin e Pejës, Kolonel Shaban Shala, në shenjë falenderimi ka pritur delegacionin e kryesuar nga Drejtori i këtij instituti Dr. Adnora Nurboja me bashkëpunëtorët , për t’i falenderuar për partneritet në punën e përbashkët në realizimin e projektit ‘ I thuaj Jo substancave narkotike’. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje