Prishtinë, 26 korrik 2018
Presidenti i Republikës së Kosovës z. Hashim THAÇI, në përvjetorin e shtatë të rënies në detyrë të Heroit të Kosovës, Enver ZYMERI, bëri nderime dhe vuri buqetë lulesh pranë lapidarit të heroit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës.
Gjatë ceremonisë së nderimeve Presidenti i Republikës u shoqërua nga u.d. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Naim REXHA dhe stafi i tij.