Novobërdë, 8 dhjetor 2022
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, pas një pune operative nga Njësiti i Hetimeve Rajonale, Gjilan në lidhje me rastin i cili ka ndodhur më datë: 15.10.2021 në qytetin e Novobërdës “Privim i kundërligjshëm i lirisë, detyrim” nga i dyshuari K.M.(1985) (M/T/K) ndaj viktimës B.K.(1994) (M/SH/K).
I dyshuari ka qenë në arrati deri më datë: 07.12.2022 kur është arrestuar në shtëpinë e tij në Mamushë nga Njësia e Hetimeve Rajonale. I njëjti është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, dhe me urdhrin e Prokurorisë për krime të rënda, ndalohet për 48 orë.