Policia e Kosovës respektivisht DHTNJ në dy raste të ndara në rajonin e Prishtinës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, gjatë kësaj jave ka ndërmarrë veprimet si në vijim:
Rasti i parë: Policia e Kosovës respektivisht DHTNJ në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Prishtinë pas dyshimeve për kryrje të veprës penale “Mundësim ose Detyrim në Prostitucion” kanë arrestuar dy femra shtetase të Republikës së Kosovës, pasi dyshohet se të njëjtat kishin marrë një objekt banesor me qera, me qëllim të shfrytëzimit për kryrjen e kësaj vepre. Lidhur me rastin dy të dyshuar me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti i dytë: Policia e Kosovës respektivisht DHTNJ pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Prishtinë pas dyshimeve për kryrjen e veprës penale “Mundësim ose Detyrim në Prostitucion” dhe “Ofrim i lokaleve për Prostitucion”, kanë arrestuar katër persona (3 femra shtetase të Republikës së Shqipërisë, dhe 1 mashkull Kosovar), nën dyshimin se të njëjtit në dy lokale në Rajonin e Prishtinës dyshohet se kanë ofruar shërbime seksuale me pagesë. Të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që të vazhdojë luftën kundër trafikimit me njerëz dhe veprave të tjera penale, me qëllim që t’i vë para përgjegjësisë personat e përfshirë në kryerjen e këtyre veprave.