Prishtinë, 31 janar 2022 -Sot, në ambientet e drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë ishte për një vizitë zyrtare ambasadori i Hungarisë z. József Bencze dhe atasheu z. István Szegedi me seli në Shkup, të cilët u pritën në takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti.

Drejtori Mehmeti falënderoi Ambasadorin Bencze për vizitën dhe njëherit shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit në fushat që lidhen me aspektin policor. Ambasadori po ashtu shprehu gatishmërinë e tij për thellimin e bashkëpunimit dhe falënderoi Drejtorin për mikpritjen dhe gatishmërinë që bashkëpunimi të vazhdojë edhe më tutje në interes të përbashkët.