Sot, më 05.07.2024, në një takim të mështeur nga OSBE-ja e ku morën pjesë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha dhe eprorë të lartë të PK-së, përfaqësues të organizatave si: IPK-ja e UNDP-ja, u mbajt takimi ku u raportua rreth realizimit të Planit të Veprimit të strategjisë në fjalë.
Në takim, nga përfaqësuesi i Divizionit të Policimit në Bashkësi, u raportua për secilën nga objektivat dhe aktivitetet e Planit të Veprimit, duke shpalosur shkallën e realizimit, sfidat dhe rezultatet e arritura në përmbushje të aktiviteteve të kësaj strategjie.