Prizren, 23 dhjetor 2020
Me datën 22 dhjetor 2020, policia në Prizren ka pranuar një informacion se një person i dyshimtë që disa herë viziton një qendër bamirësie në Prizren me pretekstin se është person zyrtarë dhe kërkon respektimin e masave anticovid-19. Në këtë rast i dyshimti prezantohet si person zyrtar në cilësinë e policit. Punëtorët e kësaj qendre duke dyshuar se ky person nuk është polic të njëjtin e raportojnë dhe gjatë verifikimit nga njësia e hetimeve rajonale, është konstatuar së ky person është prezantuar rrejshëm.
I dyshimti tashmë S.D i lindur në vitin 1973, mbante në brez një armë (Pistoletë) me këllëf, por e cila më vonë është vërtetuar se ishte lodër e plastikes, pra nuk ishte armë e vërtete. I dyshuari paraprakisht edhe para dy muajve e kishte kryer të njëjtin veprim.
I dyshuari është shoqëruar në polici nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren ku edhe është intervistuar, gjithashtu i është sekuestruar edhe pistoleta e plastikës me mbishkrimin ‘’DESERT EAGLE PISTOL’’
Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit rasti do të vazhdoj në procedurë të rregullt hetimore.