Prishtinë, 16 shtator 2020
Sot, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, në shenjë të shënimit të javës së Sigurisë Rrugore e cila manifestohet në mbarë Evropën, Ministri i Punëve të Brendshme z.Agim VELIU, Ministri i Infrastrukturës z.Arban ABRASHI dhe Drejtori i Përgjithshëm i PK-së z.Rashit QALAJ, nënshkruajten premtimin/betimin për respektimin e rregullave të trafikut me qëllim për ta përçuar mesazhin tek opinioni.
Duke pasur parasysh që java e sigurisë rrugore fillon nga data 16 deri 22.09.2020, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Infrastrukturës, në këtë rast Departamenti i Këshillit Koordinues për Siguri në Trafikun Rrugor dhe Policia e Kosovës, janë zotuar karshi mekanizmave ndërkombëtar, që do t’i inkurajojë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për plotësimin e këtij premtimi/betimi, për të arritur një siguri më të madhe në trafik e cila do të ndikojë në uljen e aksidenteve në trafik.
Institucionet e Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës mbeten të përkushtuara në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore që kanë për qëllim sigurinë rrugore dhe njëkohësisht iu bënë thirrje të gjithë qytetarëve e në veçanti pjesëmarrësve në trafik, që të jenë pjesë e nënshkrimit të këtij premtimi/betimi si dhe të respektojnë dhe njëherit zbatojnë rregullat e trafikut.
Bashkangjitur në foto keni dokumentin (premtimin/betimin) e nënshkruar nga Ministri i Punëve të Brendshme z.VELIU, Ministri i Infrastrukturës z.ABRASHI dhe Drejtori i Përgjithshëm i PK-së z. QALAJ.
Në vijim keni edhe linkun për plotësim: