Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm

Istog, 10.7.2014
Me datën 9.7.2014 rreth orës 02:20 një qytetar ka raportuar Policinë e Kosovës pranë stacionit policor në Istog nëpërmjet telefonit se në fshatin Vrellë ka të shtëna armësh nga një automjet BMW, ngjyrë e kaltër me targa dyshohet të jenë gjermane. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ku është bërë identifikimi i vendit të ngjarjes. Në vendngjarje janë gjetur shtatë gëzhoja të kalibrit të vogël, dyshohet të jenë të pistoletës. Gëzhojat e gjetura në vendngjarje janë tërhequr si dëshmi materiale nga njësiti i forenzikës. Gjatë veprimeve hetimore Njësia e Hetimeve e stacionit policor në Istog ka arritur ta identifikojë dhe ta arrestojë të dyshuarin shtetas shqiptar i Kosovës, Kreshnik O.(1983) nga fshati Cercë komuna e Istogut, i cili gjatë intervistimit ka pranuar se posedon dhe njëkohësisht ka përdorur armën pistoletë të tipit Sig Sauer P225, me nr. serik M513895 dhe një karikator i zbrazët. Arma është konfiskuar dhe ruhet në dhomën e dëshmive në stacionin policor Istog.Pas intervistimit në konsultim me prokurorin e shtetit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje