Sot, me datë 06 maj 2021, Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren ka pranuar në formë donacioni nga OSBE-ja tetëdhjetë e pesë (85) tituj të librave shkencorë.
Librat e dhuruar janë nga fusha e të drejtës penale, administrative, nga fusha e të drejtave të njeriut, e drejta sociale, e drejta kushtetuese dhe kriminalistika. Gjithashtu janë dhuruar edhe disa tituj nga lëmia policore për lidership dhe udhëheqje.
Titujt e dhuruar janë në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze. Kjo bibliotekë shënon hapat e parë të themelimit në Drejtorinë rajonale në Prizren dhe në të ardhmen mendohet të pasurohet edhe me tituj tjerë duke bashkëpunuar me biblioteka, librari, shtypshkronja por edhe me autorë të ndryshëm.
Drejtoria rajonale në Prizren falënderon OSBE-në për përkushtimin e vazhdueshëm në edukimin dhe trajnimin e zyrtarëve policore, e sidomos për donacionet e dhuruara me qëllim ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve policore.