Pejë, 10 mars 2016 / Policia e Kosovës, respektivisht njësiti i hetimeve pran Stacionit policor në Klinë,në luftën e pa kompromis kundër dukurive negative në zonë dhe veçanërisht përpjekjeve për zbatimin e strategjive për luftimin e akteve kriminale , kanë arritur të zbardhin edhe tetë (8) vepra penale të ‘Vjedhjes së rëndë’ në zonën e komunës së Klinës, ku cak i këtyre veprave ishin shtëpitë e mërgimtarëve.
Pas një pune intensive, me këtë rast janë identifikuar dy të dyshuarit e mundshëm, njeri nga të dyshuarit, shtetasi P.U. (1995) është arrestuar, ndërsa i dyshuari tjetër i njohur për policinë, është në kërkim policor për ta arrestuar.
Si provë materiale hetuesit kanë gjetur dhe konfiskuar disa gjësende që ishin shitur në rajonin e Mitrovicës nga të dyshuarit, e që mendohet të ishin përfituar me anë të kryerjes së veprës penale të vjedhjes së rendë.
Me 10.03.2016 pran Prokurorisë Themelore- Departamenti për krime të përgjithshme – Pejë është dorëzuar Kallëzim Penal kundër dy te dyshuarve për 8 raste të veprës së ‘ vjedhjes se rendë’.
Të gjitha veprimet hetimore janë koordinuar me prokurorin e shtetit.