Prishtinë, 9 dhjetor 2021
Policia e Kosovës, rajoni i Gjilanit, pas pranimit të informacioneve relevante lidhur me rastin ku një ankues (punëtor i një poste) ka raportuar se me datë 18.09.2021, deri sa ka pasur një dërgesë për ta sjellur në Gjilan në vlerë prej dy mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë euro (2650 Euro) një personi të gjinisë femërore me iniciale M.H. (emër i rrejshëm), në momentin e kontaktit me këtë person, e dyshuara merr porosinë duke i thënë pales ankuese se po shkon për t’i marr paratë dhe për tia sjell atij, ajo largohet në drejtim të panjohur duke e mashtruar atë.
Pas një pune intensive të njësive hetimore të Policisë në këtë rajon sot me 09.12.2021 është arrit që e dyshuara me iniciale (L.S.) të identifikohet dhe arrestohet, e cila në prezencë të avokatit mbrojtës pranon se ka kryer veprën penale “Mashtrim”.
Pas konsultimit me prokurorin kompetent e dyshuara ndalohet për 48 orë në qendrën e mbajtjes për procedura të mëtejme ligjore.