Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia vizitohet nga një grup fëmijësh

Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, sot, më 25.08.2022, e vizituan fëmijët e qendrës se kurseve “ Magnetic Corner “-Prishtinë. Pritja e fëmijëve u organizua nga Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë dhe u përkrah nga Njësiti i Motoristeve, Njësiti K-9 si dhe Qendra Operative Komunikuese Koordinuese.
Gjate kësaj vizite, fëmijët patën rastin të komunikojnë me zyrtarët policorë si dhe te shohin për së afërmi motoçikletat, qentë e Njësitit K-9 dhe te vizitojnë Qendrën Operative Komunikuese dhe Koordinuese të PK-së. Fëmijët ishin shumë kurioz dhe parashtruan shumë pyetje për zyrtarët policorë dhe realizuan biseda e bënë foto gjatë kësaj vizite.

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje