Prishtinë, 19 janar 2018
Policia e Kosovës, me qëllim të ngritjes së sigurisë rrugore, vazhdon me aktivitete të shtuara në zbatimin e ligjeve të fushës së trafikut rrugor, gjegjësisht zbatimin e autorizimeve dhe kompetencave të dhëna për organin kundërvajtës/Policinë.
Në kuadër të këtyre autorizimeve dhe kompetencave gjatë periudhës kohore 01.01.2018 deri 16.01.2018 janë identifikuar një numër i konsiderueshëm i kundërvajtësve, ndaj të cilëve janë ndërmarrë të gjitha veprimet të cilat dalin nga ligjet.
Aktivitetet gjatë periudhës kohore 01.01.2018 – 16.01.2018 | Total |
Numri i përgjithshëm i gjobave | 15092 |
Gjoba deri në 500 € (persona fizikë) | 14230 |
Gjoba deri në 1000 € (persona juridikë) | 6 |
Gjoba për gjykatë | 856 |
Kundërshtimet e pranuara dhe të proceduara në Komisionin për Vendosje | 26 |
Numri i gjobave të shqiptuara që janë paraparë pikë negative | 515 |
Numri i gjobave me një (1) pikë negative | 64 |
Numri i gjobave me dy (2) pikë negative | 304 |
Numri i gjobave me tri (3) pikë negative | 147 |
Numri i gjobave me pesë (5) pikë negative | 0 |
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik | 214 |
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik tre (3) muaj | 190 |
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik tre (3) deri në gjashtë (6) muaj | 6 |
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik gjashtë (6) muaj | 15 |
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik gjashtë (6) deri dymbëdhjetë (12) muaj | 2 |
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik nëntë (9) deri tetëmbëdhjetë (18) muaj | 1 |
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik një (1) vit | 0 |
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik një (1) deri dy (2) vjet | 0 |
Policia e Kosovës vazhdon të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të rritet vigjilenca, të shtohet kujdesi në respektimin e rregullave që dalin nga ligjet e trafikut, për të garantuar një siguri më të madhe, me qëllim të shmangies së aksidenteve rrugore në tërësi e në veçanti të atyre me pasoja fatale.
Në të kundërtën, Policia e Kosovës, edhe pse nuk ka qëllim primar ndëshkimin, për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që bien ndesh me ligjet e trafikut do të vazhdojë të aplikojë ndërmarrjen e masave ligjore.
Me respekt
Zyra për Informim e PK-së
DPP-Prishtinë