Prishtinë, 26 tetor 2018
Policia e Kosovës, përkatësisht DHTQNJ, vazhdon me aktivitetet vetëdijesuese në kuadër të muajit kundër trafikimit me qenie njerëzore, me moton “Mos hesht”.
Sot, me 26.10.2018, në Prishtinë, në bashkëpunim me ICITAP-in amerikan, OSBE-në dhe Komunën e Prishtinës u mbajt një takim njoftues rreth fenomenit të trafikimit, me nxënës të shkollave të mesme dhe studentë të universiteteve.
Qëllimi i këtij aktiviteti kishte të bëjë me informimin mbi rreziqet nga trafikimi me njerëz dhe pjesëmarrja aktive e të gjithëve në parandalim dhe luftim të kësaj dukurie negative.
Po ashtu avancimi i bashkëpunimit me Policinë e Kosovës, në parandalim dhe luftim të trafikimit me qenie njerëzore, u vlerësua si mjaft i nevojshëm për shoqërinë dhe Policinë.
Njëkohësisht gjatë këtij aktiviteti të pranishmit u njoftuan se ku mund të kontaktojnë dhe të raportojnë rastet e kësaj natyre. Tel pa pagesë: 192 ose 0800 11 112 dhe [email protected]