Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia parandalon një konflikt në mes të nxënësve të dy shkollave në kryeqytet

Zyrtarët policor të stacionit Jugu në Prishtinë, respektivisht të njësitit me rroba civile që operojnë në afërsi të shkollave, sot rreth orës 13:30, kanë parandaluar një konflikt mes disa nxënësve në afërsi të një shkolle në kryeqytet.
Pas marrjes së informatave se personat në fjalë kishin lënë një takim për të “zgjidhur” një mosmarrëveshje mes tyre, ka qenë reagimi i shpejtë i policisë ai që ka mundësuar arrestimin e 11 personave.
Rasti po trajtohet në koordinim me prokurorin e shtetit.
Vlerësojmë lart, kontributin e secilit qytetar dhe i inkurajojmë për bashkëpunim të mëtejmë. Bashkëpunimi juaj me Policinë e Kosovës, po ndikon dukshëm në parandalimin e dukurive negative.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje