Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia ne zbatim te masave, në parandalim dhe luftimin e pandemisë COVID19

Prizren, 31 gusht 2021
Në realizim të vendimit të Qeverise për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontroll, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, policia rajonale në Prizren, ka ndërmarrë masa për kontroll duke zbatuar vendimin e Qeverisë te datës 28.08.2021 .
Gjatë zbatimit të këtyre masave, njësitë policore janë angazhuar në orar shtesë në punë, duke monitoruar zbatimin e masave nga qytetarët, sidomos në respektimin e orarit të kufizimit të qarkullimit të qytetarëve nga ora 22:00-05:00. Veprimtaria e policisë ishte në të gjitha fushat duke kontrolluar respektimin e orarit së bashku më Inspektor sanitar dhe ata Komunal, kontrollimin për posedimin e maskave dhe distancës sociale.
Në aktivitetin e punës, zyrtarët policor gjatë 24-orëvë kanë gjetur parregullsi dhe për këtë janë shqiptuar gjithsej 204 fletëparaqitje për mos respektim të masave për qytetarët të cilët nuk kanë respektuar kërkesat nga vendimi i Qeverisë. Ndërsa në dy raste janë asistuar Inspektorët.
Andaj, në zbatim për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontroll, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, policia në Prizren do të vazhdojë duke vepruar gjatë gjithë kohës së bashku me Inspektorët dhe mekanizmat tjerë shtetëror në bazë të vendimit të Qeverisë dhe ligjit Nr.07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje