Vushtrri, 06 qershor 2022
Në orët e mbrëmjes së datës 06 qershor 2022, Policia në Vushtrri ka sekuestruar një armë. Sekuestrimi i armës është realizuar në rrugën “Marin Barleti” në Vushtrri, ku gjatë kontrollit të detajuar te i dyshuari i është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.
I dyshuari E M., 17vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor dhe pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt, dhe ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’.